Kaliforni, zjarret shkatërruan 2 milion hektarë


Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 8 000 kilometra katrore në Kaliforni, rreth 80 herë sa sipërfaqja e Parisit, duke detyruar shumë banorë të largohen si pasojë e këtyre zjarreve që kanë arritur përmasa të pazakonta që prej vitit 1987, theksuan zjarrfikësit. “Është hera e parë në 33 vjet që janë tejkaluar dy milionë hektarë, rreth 8 000 kilometra katrore”, deklaroi zëdhënësja e zjarrfikësve. Në të gjithë pjesën jugore të Kalifornisë është dhënë urdhri për evakuimin e popullsisë nga vendbanimet e tyre. Në veri të Kalifornisë, më shumë se 200 persona janë evakuuar me helikopter nga ushtria për t’i shpëtuar një zjarri që po përhapej me shpejtësi.

LEXO EDHE:

Back to top button