fbpx

Rekord, 42-vjeçari qëndroi në akull mbi 2 orë


Një sportist në Austri vendosi të freskohet duke vendosur njëkohësisht një rekord të ri botëror, duke qëndruar brenda një kutie të mbushur me copa akulli, për plot 2 orë, 30 minuta e 57 sekonda. Veshur vetëm me rroba banjo, 42-vjeçari, Josef Koeberl, u mbulua me akull deri në shpatulla, në një kuti transparente, me duar të kryqëzuara në kraharor. Ai theu rekordin e mëparshëm, për kontaktin e plotë të trupit me akullin, që ishte 2 orë, 8 minuta e 47 sekonda.  “Se mendoja se do t’ia dilja. Ishte vërtet shumë gjatë, por koha iku shpejt. E pabesueshme”, tha 42-vjeçari.  Koeberl qëndroi pa lëvizur në kutinë prej qelqi në qendër të qytetit Melk, atje ku u admirua nga shikuesit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button