Me mburojë të gjallë, anëtarët e klubit të lundrimit “Drini i Zi”, kundërshtuan rrënimin e hangarit

Me mburojë të gjallë, anëtarët e klubit të lundrimit “Drini i Zi” nga Struga nuk lejuan që të hiqet hangari ku ndodhen lundrat e tyre si dhe pajisjet e tjera. Komuna kishte konstatuar se objekti është vendosur në mënyrë të paligjshme në hapësirë publike dhe se duhet të hiqet. U angazhua një kompani e cila në prani të tridhjetë policëve tentoi ta largojë kontejnerin metalik. Tensionet shpërthyen kurse një i punësuar në kompani sulmoi verbalisht ekipin e televizionit Alsat.

“Largoje kamerën. A mos dëshiron të të shkel”

Kryetari i klubit të lundrimit pretendon se pasi u dëbuan nga hapësirat e dikurshme para më shumë se një viti, kanë kërkuar vend tjetër për t’u akomoduar. Të njëjtën kishin kërkuar nga komuna leje për lokacion, por përgjigje nuk morën asnjëherë.

Nuk kemi vendosur as një gram beton atje. Kjo është turp. Ndoshta dikush ka nevojë për këtë vend… “-tha Igor Maleski- kryetar i klubit të lundrimit “Drini i Zi “, Strugë.

Nëse na heqin, nuk kemi ku të stërvitemi. Thjesht, do të tërhiqemi nga sporti … “-pohoi Nikola Maleski- lundërtar.

Komuna e Strugës thotë – objekti ishte vendosur në mënyrë të paligjshme dhe se ka qenë e domosdoshme të veprojnë në këtë mënyrë.

Personi që e ka vendosur, edhe pse e njohim, nuk merr asnjë procesverbal ose vendim. Ne lëshuam procesverbal, vendim për autor të panjohur. Pastaj është marrë vendimi për veprim”-tha Trifun Taneski – inspektor komunal

Lidhur me kërcënimet ndaj Alsat, komuna doli me qëndrim:

Dënojmë çdo lloj sulmi ndaj mediave dhe nuk jemi përgjegjës për atë që ka ndodhur. “Ministria e Brendshme duhet të hetojë rastin”-thonë nga Komuna e Strugës.

Pasi u larguan mediat, kontejneri u hoq. Komuna e Strugës me muaj nuk informon se cili është numri i përgjithshëm i ndërtesave ilegale në territorin e saj, përkundër faktit që kryetari i Strugës Merko disa herë pretendonte se nuk ka objekte të tilla në zonën e mbrojtur buzë Liqenit.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button