“27 prilli”, dëshmuan Ibrahimi dhe Gjorçev

Sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi i organizatorëve të 27 prillit të dhunshëm në Kuvend. Rasti është në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga i pandehuri Trajko Veljanoski, ish-kryetar i Kuvendit. Midis dëshmitarëve ishte bashkëpartiaku i tij, Vllatko Gjorçev, i cili tha se tre vjet më parë, me ndërhyrjen e dhunshme, më së shumti humbi VMRO-DPMNE . Në sallën e gjyqit dëshmoi edhe ish-deputeti Zekirija Ibrahimi, i cili këndoi himnin shqiptar nga foltorja parlamentare. Në këtë rast, përveç Veljanoskit, akuzohen edhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-shefi i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

- Advertisment -

Nëse e keni lexuar aktakuzën, askund nuk thotë se himni shqiptar që unë këndova ishte arsyeja për ngjarjet e 27 Prillit. Himni shqiptar u këndua në një kontekst tjetër përpara përfundimit të seancës plenare. Himni u këndua në kontekstin e një proteste kundër kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, i cili i lejoi një deputeti të VMRO – DPMNE-së ta këndonte himnin maqedonas”-tha Zekirija Ibraimi, dëshmitar.

LEXO EDHE:

Back to top button