Zyra e BE-së qartësohet për pagat në Gjykatën Kushtetuese

Pas përgënjeshtrimit të Ambasadës Amerikane se ata nuk i kanë dhanë pëlqim gjykatësve kushtetues për të rritur pagat e tyre, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në vend. Ata për Alsat shpjeguan se kishin një takim me Gjykatën Kushtetuese, por në përgjigje ata nuk treguan konkretisht se ishin kundër, që pagat e gjykatësve kushtetues të rriteshin për 35 përqind. Gjykatësit, sipas tyre, duhet të paguhen në përputhje me përgjegjësinë e tyre, por brenda buxhetit të shtetit. Gjykatësit kushtetues mbroheshin se rritja ishte bërë pas konsultimit paraprak dhe marrëveshjes me disa ambasada, duke përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara dhe delegacionit të BE-së.

Takimi i fundit midis Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Delegacionit të BE-së, u zhvillua në 16 Dhjetor 2019, ku u dakordua që Gjykata Kushtetuese të kërkonte fonde shtesë për kryerjen e detyrave të saj – njoftojnë nga Delegacioni i BE-së.

Delegacioni i BE-së, nuk specifikoi nëse në takimin me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, ka dhënë mbështetje për rritjen e pagave nga 90 mijë, në plus 30 mijë shtesë. Sipas datës, në takim në Gjykatën Kushtetuese ka qenë ish-Ambasadori i BE-së Samuel Zbogar. Ndryshe nga delegacioni i BE-së, Ambasada e SHBA-ve dje e përgënjeshtroi qartë Kushtetutën duke sqaruar se kishin pasur takime, por asnjëherë nuk kanë thënë se gjykatësit duhet të rrisnin pagat e tyre. Shtesat prej 30 mijë denarësh u bënë nga gjykatësit përmes ndryshimeve në Rregulloren e punës, dhe jo përmes një ligji që do të shkonte në votim në Parlament. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë konfirmoi se Gjykata Kushtetuese u dërgoi atyre një projektligj mbi Gjykatën Kushtetuese, i cili do të rregullonte, ndër të tjera, pagat. Nga drejtësia thonë se në marrëveshje me gjykatën ata do të vendosin se si do të rregullohet kjo çështje, edhe pse gjykatësit tashmë i kanë rritur të ardhurat e tyre.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button