Kalifornia në gjendje të jashtëzakonshme

Kalifornia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme mes motit të ashpër që ka goditur “Golden State” me të paktën 19 persona të vdekur, ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrëshqitje të dheut, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje mijëra njerëzve të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi urdhrin përkatës, në të cilin ofrohet ndihma federale për të mbështetur përpjekjet e autoriteteve si dhe të popujve indigjenë në territoret e tyre, në zonat e prekura nga stuhitë e forta, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë. Urdhri ekzekutiv gjithashtu vë në dispozicion fondet e qeverisë federale për të prekurit në qarqet Merced, Sacramento dhe Santa Cruz, tha Shtëpia e Bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button