Kallëzim penal ndaj shtetasit shqiptar Arben Kurti, dyshohet për përpunimin e kanabisit në kundërshtim me protokollet ligjore
Kallëzim penal ndaj shtetasit shqiptar Arben Kurti, dyshohet për përpunimin e kanabisit në kundërshtim me protokollet ligjore

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër shtetasit të Shqipërisë, Arben Kurti i cili në Maqedoni të Veriut rezulton pronar i kompanisë “MedicalSupply” për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Dyshimet e policisë janë i njëjti nuk respektuar protokollet për kultivimin e kanabisit. Për këtë arsye kompania e tij rezulton me llogari dhe aktivitet të bllokuar.
Sipas të dhënave që ka siguruar Alsat, kompania rezulton të jetë regjistruar në shtator të vitit 2020 në emrin e Arben Kurtit shtetas i Shqipërisë dhe Amila Ramadanit, shtetase e Bosnjës banuese në Mostar. Alsat ka siguruar edhe marrëveshjen e lidhur mes Kurtit dhe Ramadanit.
Licencën për punë për herë të parë “MedicalSupply” e ka marr më 4 gusht të vitit 2021. Edhe atëherë komisioni përkatës pran Ministrisë së Shëndetësisë kishte konstatuar se kompania me adresë në Gostivar nuk plotëson kushtet dhe duhet t’i merret leja e punës. Ky vendim ishte sjell më 22 gusht 2023. Subjekti ka paditur dikasterin e Shëndetësisë për vendimin, ndërsa më 26 shtator 2023 Qeveria i merr licencën. Subjekti përsëri ka vazhduar me punë dhe me leje të re dyshohet se është pajisur përsëri gjatë vitit 2024. Më 10 prill policia zbuloi parregullsi të reja, materiali i gjetur ju konfiskua ndërsa të dyshuarit ndodhen në arrati. Bashkë me Kurtin dhe Ramadanin dyshohet edhe një shtetas i Sllovenisë i cili në Maqedoni të Veriut gëzon vendbanim të përkohshëm. /Alsat.mk