Kamberi-Vuçiçit: Gjatë sulmit në Banjskë, EULEX dhe KFOR ishin në dhomën e VAR-it

Kamberi-Vuçiçit: Gjatë sulmit në Banjskë, EULEX dhe KFOR ishin në dhomën e VAR-it

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi reagoi sërish pas deklaratës së presidentit serbe, Aleksandër Vuçiç, i cili përsëriti habinë e tij të dielën se përse gjatë sulmit në Banjskë nuk ndërhyri EULEX, por Policia e Kosovës.

“Vuçiç ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës. Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it”, shkruan Kamberi në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, presidenti serb u shpreh se shumë shpejt do të dalin prova të reja në lidhje me ngjarjet e Banjskës ku u vra një polic i Kosovës dhe 3 nga agresorët serbë.

LEXO EDHE:

Back to top button