Kameron Norit, i vidhen atletet pak para finales !

Edhe pse nuk mundej që të luajë me atletët e vjetra, britaniku Kameron Nori arriti që të fitojë turneun Masters “Indian Uells”, pasi që në finale mundi tenistin gjeorgjian, Basilashvili, duke u bërë britaniku i parë që ka triumfuar në turneun e serisë Masters 1000.

Në prag të përballjes më të rëndësishmë në karrierën e tij, Nori zbuloi se ia kanë vjedhur atletet, të cilat i ka veshur në ditët e kalura në këtë turne dhe të njëjtat kanë qëndruar në zhveshtore.

“Nuk e di se ku janë zhdukur, ndoshta ndonjëri prej tyre që pastrojnë hapësirat, kanë hjehdur, duke menduar se janë të vjetra dhe të përdorura, por për fat të mirë nuk kishte unazë,” u përgjigjë me shaka, duke menduar për rastin e Endi Marejit, të cilit iu vodhën atletet , në të cilat ishte edhe unaza martesore, por që më vonë janë gjeturë dhe I janë kthyer britanikut.

“Nuk e di përse njerëzit janë kundër tenistëve britanik, dhe u vjedhin atletet,” tha mes shakas, Kameron Nori.

LEXO EDHE:

Back to top button