Iniciativa “Më mirë për Tetovën”: Dyert e komunës do të jenë të hapura për qytetarët

Iniciativa më mirë për Tetovën të cilët në këto zgjedhje grumbulluan madje 2842 vota, përmes një konference për shtyp, sot kanë falënderuar tetovarët për besimin e dhënë ndaj tyre, duke u zotuar kështu se, në katër vitet e ardhshme, këshilltarët e tyre, do të punojnë për një Tetovë më të mirë dhe më të pastër, ndërsa kanë premtuar dyer të hapura të komunës për të gjithë qytetarët.
“Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën”, u tha mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp, që u mbajt pikërisht para dyerve të komunës së Tetovës.

LEXO EDHE:

Back to top button