Çfarë po përgatit qeveria? Mickoski mbledh ambasadorët në Shkup
Kryeministri Hristijan Mickoski, por edhe ministri i Punëve Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski e mblodhën në Shkup Këshillin e Ambasadorëve, për t’u treguar prioritetet e Qeverisë për vitin e ardhshëm. Ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm gjithashtu kanë marrë udhëzime për të vepruar në koordinim me çështjet kyçe që kanë të bëjnë me interesat strategjike të vendit. Mucunski tha se diplomatët duhet të angazhohen për mbrojtjen e interesave maqedonase, stimulimin e ekonomisë, por edhe përmirësimin e shërbimeve konsullore.
“Nga pikëpamja jonë, ne kemi shprehur tre prioritete kyçe, e para është mbrojtja e interesave kombëtare maqedonase, e dyta është shfrytëzimi i potencialit përfaqësive tona diplomatike konsullore, në pjesën e diplomacisë ekonomike, por edhe stimulimin e tregtisë, gjegjësisht komponentit eksportues të ekonomisë sonë dhe e treta, mbrojtja e interesave të qytetarëve tonë jashtë kufijve tonë, pavarësisht nëse ata janë maqedonas që jetojnë jashtë shtetit tonë ose janë qytetarë tanë që udhëtojnë për shkak arsyeve të ndryshme. Në këtë kuptim, këtu flasim para se gjithash për shërbimet konsullore dhe nevojën e modernizimit të tyre”- Timço Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme. /Alsat.mk








