Kameruni me përmbysje deri te një pikë ndaj Serbisë

Ka përfunduar 3-3 sfida mes Kamerunit dhe Serbisë në ndeshjene e 2 të Grupit G. Ndeshja nisi mirë për afrikanët, teksa Castelletto realizoi në minutën e 29. Por Serbia përmbysi rezultatin në pjesën e parë duke realizuar 2 gola me Pavlovic dhe Milinkovic-Savic.

Në pjesën e dytë Mitrovic thelloi shifrat dhe u duk se fitorja do i shkonte Serbisë. Por Kameruni nuk u dorëzuar dhe realizoi 2 gola brenda 3 minutave me autor Aboubakar dhe Choupo-Moting. Ndërkohë, ky barazim ju prish punë të dy ekipeve teksa Kameruni dhe Serbia e mbyllin respektivish grupin në vendin e 3 dhe të 4 me nga 1 pikë secila. Në ndeshjen e fundit, Kameruni luan ndaj Brazilit, ndërsa Serbia ndaj Zvicrës.

LEXO EDHE:

Back to top button