Kampioni i boksit kërcënon publikisht Messin: Dashtë Zoti mos të takoj, se…

Nëse Argjentina është ende “gjallë” në “Katar 2022”, shumë merita i shkojnë Lionel Messit, autori i golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Meksikës. “Pleshti”, i cili barazoi Maradonën për sa iu përket golave në Kupën e Botës, megjithatë përfundoi në “stuhi” për një gjesti të bërë pas lojës.

Në një video që bëri xhiron e internetit, gjatë festimeve të Albiceleste në dhomat e zhveshjes, sulmuesi i PSZH-së mund të shihet i ulur në hapësirën e tij. Poshtë këpucëve të tij është një fanellë e Meksikës, ajo e shkëmbyer me Andres Guardado.

Në Meksikë, pra, ka shpërthyer polemika për këtë ‘përdhosje’ të fanellës ‘Tricolor’, e nxitur nga tweet-et helmuese të Kanelo Alvarez, super kampionit të boksit dhe idhullit të tifozëve meksikanë.

 

“A është parë Messi duke fshirë dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë?” “I lutem Zotit të mos e takoj! Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ju duhet të respektoni Meksikën! Unë nuk po flas për vendin (Argjentinën), po flas për Messin,” ka shkruar Alvarez.

 

Megjithatë, shoku i Messit në një mijë beteja, Sergio Agüero mori kapitenin argjentinas, me një postim në Twitter, në përgjigje të Kanelo Alvarez.

 

 “Zoti Kanelo, mos kërkoni justifikime apo probleme, me siguri nuk dini për futbollin dhe çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes. Bluzat janë gjithmonë në tokë pas ndeshjes për shkak të djersës dhe më pas, nëse shikoni nga afër, ai bën lëvizjen për ta hequr atë dhe aksidentalisht e godet”.

Një histori që po ndan publikun, mes atyre që besojnë se reagimi i Kanelo Alvarez është i ekzagjeruar dhe atyre që fajësojnë Messin për një veprim të konsideruar ‘autogol’ përsa i përket imazhit.

LEXO EDHE:

Back to top button