Kampionët e Francës në “gjah” pas trajnerit të Italisë

Situata te PSZH-së është e ndezur dhe në fund të sezonit priten largime të konsiderueshme. Një nga këto largime pritet të jetë edhe tekniku francez, Kristof Galtier, i cili nuk ka kënaqur drejtuesit e klubit me paraqitjen e tij. Kjo gjë ka bërë që PSZH të jetë në gjurmët e Roberto Mançinit, trajnerit italian.

Aktualisht, Mançini është në krye të detyrës me kombëtaren italiane, por mund të largohet para kohe nëse sheikët e klubit francez do të bënin një ofertë të bujshme në drejtim të tij.

Mançini është një trajner me eksperiencë të madhe dhe ata e konsiderojnë si të duhurin për të marrë drejtimin e klubit. Në fillim u synua Mourinjo, por me sa duket, portugezi do të respektojë kontratën te Roma.

LEXO EDHE:

Back to top button