Me përfundimin e dy ndeshjeve të fundit të 1/8 së finales, janë mësuar emrat e skuadrave pjesëmarrëse në çerekfinale Ligës së Kampionëve. Në këtë edcionin të elitës evropiane, Premier Liga dhe La Liga, do të kenë nga tre përfaqësues në shortin që do të jetë në program të premten.
Anglia do të përfaqësohet nga kampionët aktual të Evropës, Çellsi, kampionin e Anglisë, Mançester Siti dhe Liverpulli.
Përfaqësuesit nga Spanja do të jenë klubi me më shumë trofe në këtë kompeticion, Real Madrid, rivalët e qytetit Atletiko dhe fituesi I Ligës Europa, skuadra e Viljarealit, në sezonin e kaluar.
Skuadrat angleze do të shoqërohen nga Benfika portugeze dhe Bajern Munihu i Gjermanisë.
Interesant është fakti se Italia mbeti pa asnjë përfaqësuese në kompeticionin elitar, pasi Atalanta dhe Milani u eliminuan në fazën e grupeve dhe Juventusi dhe Interi u eliminuan në 1/8 e finalës.








