Kampionët, sonte sfida kryesore në Torino

Sfida kryesore e mbrëmjes së sontme në raundin e dytë të garave ne grupe në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Torino, në mes Juventusit dhe Barcelonës. Vendasit do të jenë pa Kristiano Ronaldon, shkaku që portugezi sërisht rezultoi pozitiv me koronavirus.

PIRLO: NE DUHET TË LUAJMË LOJËN TONË

Ndërkohë trajneri Italian, Andrea Prirlo përballet me mungesën e 3 qendërmbrojtësve: Kielinit, Bonuçit dhe De Ligtit.

Andrea Pirlo, trajner i Juventusit

Barcelona është skuadër e fortë, mirëpo ne duhet të luajmë lojën tonë. Mesi është ende në formë dhe jam përballur me të si futbollist, dhe sonte do të jetë hera e parë si trajner. Ne do jemi në mbrojtje me katër mbrojtës, ose me ato që i kemi në dispozion, pasi Kielini dhe Bonuçi janë të lënduar , ndërsa nga stafi mjekësor nuk kemi marë leje që të aktivizojmë De Ligti-n. Do të mbeshtetemi tek ato futbollist që kemi në dispozicion.”

 

KUMAN: ME DIBALAN NA SHKAKTOJNË TELASHE

Edhe Barcelona përballet me mungesa. Filipe Kutinjo, Samuel Umtiti dhe portieri Mark Andre Ter Stegen janë të lënduar, ndërsa Zherard Pike është pezulluar me karton të kuq.

Ronald Kuman, trajner i Barcelonës

Juventusi është një ndër klubet më të mëdha në Evropë dhe ata janë të fortë, përpos disa mungave të futbollistëve kyç. Ata dijnë të dominojnë lojën dhe me lojtarë si Dibala, mund të shkaktojnë probleme. Është një ndeshje mes dy ekipe të mëdha në fillim të kompeticionit dhe për ne është me rëndësi që të kemi një rezultat të mirë. Është ndeshje e rëndësishme për të dy palët, andaj besojë se të gjithë do të japin maksumimin.

 

Kjo do të jetë sfida e 14 mes dy skuadrave, me “biankonerët” që kanë dështuar të shënojnë në tri takimet e fundit, ndërsa katalonasit janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit përballë skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë në përballjet e tjera, Bashakshehiri sfidon PSZH-në, Krasnodari përballet me Çellsin, ndërsa Borusia në Dortmund takohet me Zenitin. Lacio me 13 futbollist në dispozicion, do të jetë në transfertë ndaj Klub Brizhit, ndërsa Ferencvaroshi sfidon Dinamon e Kievit. Mjaft nxitje pritet në “Old Traford”, ku Man. Junajtedi takohet me Lajpcigun, ndërsa në Spanjë, skuadra e Seviljës është nikoqir përball Renit nga Franca

LEXO EDHE:

Back to top button