Michel: 3-4 vaksina kundër Covid-19, të gatshme deri në fundvit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se 3 ose 4 vaksina do të jenë të disponueshme nga fundit i vitit, ose fillimi i vitit të ardhshëm.

Ish-kryeministri belg specifikoi në një intervistë për RTL Francë se “Komisioni Evropian, në emër të Shteteve Anëtare, ka nënshkruar kontrata të shumta për të siguruar që kur vaksinat të jenë në dispozicion, ne do të jemi në gjendje të përfitojmë nga dozat që na duhen”. Michel përsëriti se nuk do të jetë një “shkop magjik” që do të lejojë të gjithë të vaksinohen në të njëjtën kohë.

Presidenti i Këshillit Evropian specifikoi se do të ketë “probleme logjistike që do të dalin”. Kjo sepse disa vaksina do të jepen me një dozë të vetme dhe për të tjerat do të duhen dy. “Ka çështje të logjistikës, ruajtjes dhe vendosjes së fushatave të vaksinimit”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse unë dua të mobilizoj krerët e shteteve dhe qeverive për të përshpejtuar. Kur bëhet fjalë për vaksinat, ne kemi mobilizuar burime për të siguruar që nuk do të jemi në kaos kur ato të fillojnë të bëhen të disponueshme”, theksoi Michel.

LEXO EDHE:

Back to top button