Kampionët, Tetë përballje plus sfida PSZH-Bashakshehir

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen 9 sfida interesante në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës në grupet A, B, C dhe D. Mes tyre do zhvillohet edhe pëballja në mes PSZH-së dhe Bashakshehirit, e cila ditë më parë u pezullua për shkak se arbitri i katër u tregua racist dhe dy ekipet u larguan nga fusha.

Ndeshje tejet interesante është mes Real Madridit dhe Borusia Mynshengladbahut, meqenëse fituesi do siguronte kualifikimin në raundin tjetër. Ndërkohë, Interi gjithashtu shpreson për kualifikim dhe i duhet vetëm fitorja derisa Reali dhe Mynshengladbahu të mos ndalen në barazim dhe ndajnë pikët.

Derbi interesant është mes RB Salzburgut dhe Atletiko Madridit, ku skuadra fituese siguron kualifikimin, ndërsa mysafirët nga Atletiko kualifikohen edhe me barazim.

Liga e Kampionëve – Grupet A, B, C dhe D

18.55 PSZH – Bashakshehir

18.55 Mitiland – Liverpull

18.55 PSZH – Bashakshehir

21.00 Bajern – Lok. Moskë

21.00 Inter – Shahktar

21.00 Man. Siti – Marsej

21.00 Olimpiakos – Porto

21.00 Real Madrid – B. Mynshenglladabah

21.00 Salzburg – Atl Madrid

LEXO EDHE:

Back to top button