30-vjetori i pazakontë e gjeti Rita Orën me një festë ‘të improvizuar’ në kushte pandemie

Ditën e djeshme, këngëtarja Rita Ora festoi ditëlindjen e saj të 30-të dhe në rrjete sociale nuk munguan urimet e shumta.

Më i veçanti ishte ai i mamasë së Ritës, Vera Ora, e cila ndau një foto të vjetër të vogëlushes së saj.

“Mami s’kishte asgjë kur u shpërngulëm në Mbretërinë e Bashkuar. S’mund të flisja gjuhën, kisha vetëm familjen time. Kualifikime për mjeke por jo punë! Pavarësisht çdo vështirësie me të cilën na përballi jeta, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve! Arrite të bëhesh shembulli i kaq shumë vajzave të tjera, duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë dhe vendosmëri. Të dua dhe të uroj gëzuar ditëlindjen Rita Pita! Urime ditëlindjen nana!”- shkroi ajo në postim.

Kjo ditëlindje në kohë pandemie ishte e pazakontë për Ritën, e cila është lyer e është veshur dhe thjesht ka bërë foto me tortën në shtëpi.

Ajo ka treguar atmosferën festive që është përpjekur të krijojë për ditëlindje, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Unë dhe torta dhe disa pantallona në të cilat s’mund të merrja frymë. Faleminderit për gjithë dashurinë. U ndje i çuditshëm fakti që s’bëra asgjë për ditëlindje, kështu që u vesha dhe hëngra tortë. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë në ditën e lindjes. Ju jam kaq mirënjohëse të gjithëve ju. Sot do përfundoj pjesën tjetër të tortës për mëngjes, drekë dhe darkë.”- shkruan ajo me humor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

LEXO EDHE:

Back to top button