Aktori i “Friends” fejohet me të dashurën e tij 22 vite më të re

Aktori i famshëm në rolin e “Chandler Bing” në serialin “Friends”, Matthew Perry, është fejuar me të dashurën e tij 22 vite më të re. 51 vjeçari po shijonte prej dy vitesh historinë e dashurisë me partneren e tij 29-vjeçare, Molly Hurwitz. Lajmin e fejesës e konfirmoi vetë Perry për revistën “People”.

“Vendosa të fejohem! Fatmirësisht më qëlloi të takoja dhe të frekuentoja gruan më të mrekullueshme që ekziston në rruzullin tokësor.”- u shpreh ai.

Dyshja nisi të takohej që në vitin 2018 dhe madje kaluan pushimet e para së bashku, ndërsa pritet që edhe festën e Krishtlindjeve ta kalojnë bashkë. Më herët, Molly bëri një dedikim romantik për aktorin në llogarinë e tij në Instagram, duke i shprehur dashurinë për festën e Shën Valentinit.

LEXO EDHE:

Back to top button