Kampionët, zbulohen detajet e fundit para shortit gjatë ditës së hënë

Në pritje të ndeshjeve të fundit të ditës së sotme të fazës së grupeve, edicioni i Ligës së Kampionëve 2022-2023 është parashikuar tashmë në fazën e 16-të. Shorti i fazës së 16-tës do të hidhet të hënën në orën 12:00 në Nion. Ndeshjet janë planifikuar në datat 14, 15, 21 dhe 22 shkurt (në shtëpi) dhe më 7, 8, 14 dhe 15 mars (kthim). Për momentin kjo është fotografia e kualifikueseve.

Si të parët kalojnë: Napoli, Porto, Bajern Munih, Totenhami, Çellsi dhe Man. Siti. Vendet e dyta kalojnë: Liverpull, Klub Brizh, Interi, Aintraht Frankfurti dhe Borusia Dortmund.

Në raundin e dytë, ende për t’u kuptuar se në cilin pozicion do renditen Real Madridi, Paris Sen Zhermeni dhe Benfika. Shorti i fazës së 16-tës do të kombinojë të parët dhe nënkampionët në grupe, me një përjashtim. Nuk mund të luhet kundër ekipeve që janë takuar tashmë në fazën e grupeve ose nga e njëjta federatë.

Ndërkohë, të hënën në orën 13:00 do të hidhet shorti për play-offin e Ligës Europa.

LEXO EDHE:

Back to top button