Kampioni aktual “demolohet” në Feniks, disfatë edhe për LA Klipers

NBA ka dhuruar dy rezultatet jo shumë të pritura, me Golden Stejt Uarriors që pësuan thellë ndaj Feniks Sans dhe Oklahoma Thander që mposhtën Los Anxhelos Klipers.

Kampioni aktual, zhvilluan një ndeshje të keqe ndaj Feniksit, i cili tërësisht dominoi takimin dhe në fund regjistroi fitore me rezultat 105:134. Devin Buker ishte lojtari që bëri diferencën te skuadra e Feniksit, duke realizuar 34 pikë dhe shtatë asiste. Te Golden Stejt Uarriors, u dallua Stefon Kerri me 21 pikë, ndërsa Klej Tompson shënoi vetëm 2 pikë.

Në anën tjetër, Los Anxheles Klipers u mposhtën 94:108, në përballjen me Oklahoma Siti Thander. Te Klipers më efikas ishin Luk Kenard me 15 pikë dhe Xhon Uall me 12 pikë. Tek Oklahoma, në disponim për lojë ishin dyshja Shai Gilxheous-Aleksander me 33 pikë dhe Tre Man me 25 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button