Kampioni aktual rikthehet te fitorja, zhgënjen Dallasi

Skuadra kampione e Golden Stetit rikthehet te fitorja në NBA, duke mposhtur 121-108 Hjustonin. Dyshja Kerri-Tompson ishin protagonistë në fushë, teksa së bashku realizuan 59 pikë.

Zhgënjen Dallasi, që u mund 112-108 nga Memfisi, ndeshje ku për vendasit diferencën e bëri Xharen Xhekson me 28 pikë.

Pas kohës shtesë fiton Çikago, që mundi 109-105 Filadelfia-n, duke prishur planet për kreun e renditjes në Konferencwn e Lindjes. LaVine me 26 pikë e DeRozan me 25 pikë ishin lider në fushë për “Bulls”, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e 16 kwrcime të Xhoel Embiid për vendasit.

Fitore të rëndësishme për një vend në “play off” në Perëndim korri ekipi i Juta Xhazit, që mundi 128-120 Sakramenton. 8 lojtarë të Xhazit realizuan mbi 10 pikë.

Minesota mundi 140-134 Nju Jorkun në një ndeshje spektakolare, sfidë ku Prajs realizoi 35 pikë, ndërsa 57 pikët e Randle për nju-jorkezët mbetën për statistikë.

 

NBA – Rezultatet

Charlotte – Indiana, 115-109

Philadelphia – Chicago, 105-109

New York – Minnesota, 134-140

Houston – Golden State, 108-121

Memphis – Dallas, 112-108

Utah Jazz – Sacramento, 128-120

LEXO EDHE:

Back to top button