Kampioni i Francës pëlqen mesfushorin shqiptarë tek Interit

Kristjan Asllani është në vëzhgim nga Paris Sen Zhermeni. Mesfushori shqiptar pëlqehet nga kampionët e Francës, me lajmin që është bërë i ditur nga “Fichajes”.

Sipas asaj që shkruhet, parisienët po mendojnë që të futen seriozisht në garë për futbollistin në merkaton e verës. Vendimtare në fund, do të jetë vetë dëshira e Asllanit, i cili me siguri deri atëherë do të ketë edhe propozime të tjera në tavolinë.

Asllani luajti 23 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi një gol dhe dhuroi dy asiste. Ai u transferua në Milano në 2021-shin, nga skuadra e Empolit.

LEXO EDHE:

Back to top button