Kampioni i Shqipërisë, Balkani dhe Struga, përball kundërshtarëve të fortë

Skuadra e Ballkanit dhe Struga kanë arritur zyrtarisht të fitojnë titujt kampion në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, njëkohësisht kanë siguruar dhe pjesëmarrjen në raundin e parë të eliminatoreve të LIgës së Kampionëve. Për shkak të koeficientit të ulët, të dyja këto ekipe ndodhen në vazon e skuadrave jo bartëse. Po ashtu dhe skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë në vazon e dytë, për shkak se si Tirana, edhe Partizani nuk kanë koeficientin e mjaftueshëm për të qenë në vazon e skuadrave favorite.

Pjesa më e madhe e ekipeve që marrin pjesë në raundin e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve janë përcaktuar, ashtu si dhe vazot e këtij raundi. Kampionia e Turqisë që ende nuk është përcaktuar konsiderohet si kundërshtarja më e fortë. Titulli në elitën e futbollit turk do të ndahet mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes.

Karabagu, është një tjetër kundërshtar i mundshëm për Ballkanin, Strugën dhe kampionen e Shqipërisë, ashtu si dhe Zrinjski. Skuadra të tjera me koeficient të lartë janë dhe Ferencvaroshi, Slovan Bratislava, Sheriff Tiraspol, Astana, Makabi Haifa. Po ashtu dhe kampionia e Bullgarisë ndodhet në vazon e parë, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar, nëse do të jetë CSKA Sofia apo Ludogoretsi.

Ekipe disi më të pranueshme mund të jenë Zhalgirisi, skuadër me të cilën luajti Ballkani edicionin e shkuar, Flora Talin, Shamrok Rovers, The Nju Seints, ndërkohë që Olimpia Lubiana dhe Helsinki janë dy ekipet e tjera që janë në vazon e parë, të cilat kanë bërë një progres të konsiderueshëm në vitet e fundit. Shorti i raundit të parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve do të hidhet më 20 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button