Kampioni tregon forcën dhe mund Feniksin

Milluoki mposhti ekipin e Feniksit pran rezultatit 132-122, në një ndeshje spektakolare mes dy ekipeve pretendente për titull këtë sezon në NBA. Midëllton realizoi 44 pikë për kampionët e Milluoki Baks mbështetur nga Holidej me 24 pikë dhe Antetokounmpo me 19 pikë e 14 kërcime. Ndërkohë te skuadra e Feniks Sans, u dallua Ajton me 30 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar disfatën.

Zhgënjen sërish ekipi i Bruklinit, që u mund me rezultat 126-120 nga Bostoni, në një sfidë me rivalitet deri në fund. 37 pikët e Durant te Bruklin Nets mbetën për statistikë, ndërsa te Boston Selltiks, u dallua Xhejson Tatum me 54 pikë. Fiton edhe skuadra e Juta Xhazzit, që falë 35 pikëve të Bogdanoviçit mundi Oklahomën me rezultat 116-103.

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Denverit, që mundi Nju Orlinsin me rezultat 138-130, ndërsa humb skuadra e Memfisit, që u ndal 123-112 nga Hjustoni. Ndërkohë Nju Jorku fitoi me rezultat  116-93 në fushën e Los Anxhleos Klipersit.

LEXO EDHE:

Back to top button