Kan pranë largimit si CEO i Bajernit, kërkohet tjetër legjendë e klubit bavarez

Atmosfera e përgjithshme brenda Bajern Munihut tregon një krizë. Nga ndryshimi i papritur i trajnerit, me Tomas Tushellin që pasoi Julian Nagelsman, eliminimi në Kupën e Gjermanisë, përplasja e rëndë e Sadio Mane me Leroj Sane dhe deri te eliminimi nga Liga e Kampionëve. Këto hapa tregojnë se gjithçka po shkon keq në këtë klub dhe sigurisht këto nënkuptojnë edhe ndryshime rrënjësore në staf.

E para nga këto raportohet se ka të bëjë me Oliver Kanin. Sipas gazetarit të njohur nga “Sky SportS”, Jan Age Fiertoft, drejtuesit e Bajernit kanë filluar procesin e largimit të 53-vjeçarit nga posti i drejtorit ekzekutiv dhe bëhet fjalër për çështje orësh derisa ky zhvillim të shpallet zyrtarisht.

Sipas të njëjtit raportim, Kahn thuhet se nuk ka fituar kurrë respektin e punonjësve të tij dhe tani, me negativitetin dhe lëkundjet brenda ekipit, atij i mungon mbështetja e nevojshme nga drejtuesit e tjerë.

Tani, Bajerni po kërkon pasardhësin e Kanit dhe zgjidhjet janë të ndryshme. Ushtruesi i detyrës së CEO Herbert Hainer pritet të marrë rolin e CEO të përkohshëm, ndërkohë që ekziston skenari i kthimit të Uli Henesit në një rol ekzekutiv. Zgjedhja më ideale në modelin e ish-lojtarëve ikonë të Bajern Munihut quhet Filip Lam, por rasti i tij nuk është i lehtë tani që kapiteni veteran i kombëtares gjermane ka marrë një pozicion menaxherial në komitetin organizativ të Euro 2024. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button