Kancelari gjerman në Kiev: Ukraina i përket familjes evropiane

Kancelari gjerman në Kiev: Ukraina i përket familjes evropiane

Gjermania është pro kandidaturës së Ukrainës për tu bërë vend anëtare e Bashkimit Evropian, tha në konferencën e përbashkët të liderëve evropiane në Kiev, kancelari gjerman Olaf Scholz, duke theksuar se Ukraina “i përket familjes evropiane”.

“Unë dhe kolegët e mi kemi ardhur sot këtu në Kiev me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për këtë në ditët në vijim.  Ne e dimë se nevojitet unanimiteti midis 27 vendeve të BE-së”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe bashkëudhëtarët e tij presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis.

“Gjermania është në favor të një vendimi pozitiv për Ukrainën, përfshirë Republikën e Moldavisë”, tha Scholz.

Ai shtoi se të gjithë kandidatët duhet të përmbushin kriteret e ngjitjes në lidhje me demokracinë dhe ligjin kushtetues.

Ne gjithashtu mbështesim Ukrainën duke furnizuar armë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë. Aktualisht jemi duke trajnuar ushtrinë ukrainase me armë moderne, vetëlëvizës Howitzer 2000 dhe tankun kundërajror Gepard. Përveç kësaj, unë kam rënë dakord të furnizoj sistemin modern të mbrojtjes ajrore Iris-T, i cili mund të mbrojë një qytet të tërë kundër sulmeve ajrore dhe radarin special”, tha Scholz.

“Ne duam të ndihmojmë që Rusia të ndalojë agresionin e saj”, shtoi ai.

Më herët sot, ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht njoftoi dërgimin e tre raketave gjermane në Ukrainë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.

Trajnimi për ushtarët ukrainas mund të fillojë në qershor, tha ministri pas mbërritjes në një takim të NATO-s në Bruksel të enjten.

LEXO EDHE:

Back to top button