Shkurte Gashi shpërndan fotografi nga pushimet me partnerin dhe djalin e saj

Shkurte Gashi shpërndan fotografi nga pushimet me partnerin dhe djalin e saj

Derisa po i shijon pushimet me partnerin e saj, Albert Limani dhe djalin e tyre, Shkurte Gashi i ka shpërndarë disa fotografi edhe në rrjetet sociale.

Gjatë të enjtes, në profilin e saj në Instagram ka publikuar imazhe nga plazhi, në të cilat shfaqet me partnerin dhe fëmijën e saj.

Të tjera fotografi të fëmijës, por edhe të familjes, Shkurtja i ka publikuar në InstaStory.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2020, këngëtarja e mirënjohur u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Mal.

Ardhja në jetë e fëmijës ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen, derisa e kurorëzoi edhe dashurinë e saj me Albertin dhe ua dha epitetin prindër.

LEXO EDHE:

Back to top button