Kanceri në qafën e mitrës, shqetësues
Kanceri në qafën e mitrës, shqetësues

100 deri në 160 gra brenda një viti në Maqedoni preken nga kanceri i qafës së mitrës, prej të cilave 60 përfundojnë me vdekje. Në muajin e ngritjes së vetëdijes për diagnostikim të hershëm të kancerit të qafës së mitrës, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim si mbrojtje efikase kundër këtij lloji të kancerit. Në Maqedoni kjo vaksinë jepet në moshën 12 deri 15 vjeçare dhe është pa pagesë megjithatë përqindja e të vaksinuarve mbetet nën 70% që konsiderohet si shumë e ulët.
“Edukimi është shumë i rëndësishëm, si për prindërit ashtu edhe për të rinjtë, të cilët duhet të shtojnë edukimin shëndetësor për veten e tyre. Kjo vaksinë parandalon kancerin e qafës së mitrës. Shpresojmë që duke punuar nëpër institucionet shëndetësore, por edhe në nivel lokal, në shkolla, në shkolla të mesme, madje edhe në fakultete, të mund të edukojmë popullatën për përfitimet e vaksinimit”, deklaroi Aleksandra Grozdanova, Komisioni nacional për imunizim. /Alsat.mk