Kandiq: Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”
Kandiq: Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”

Aktivisjta serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq ka thënë se së paku një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.
“Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”. Atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët”, ka shkruar ajo në platformën X.
Ky reagim i saj vjen pasi dje Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka bërë të ditur se Kuvendi Komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”.