Kanë nisur bastet për të kuptuar se si do të quhet vajza e Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Harry do të bëhen sërish prindër. Bebushi numër dy është rrugës!

“Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i Sussex-it do të bëhen prindër për herë të dytë”, rrëfeu një burim për PEOPLE.

Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera. Në intervistën e bujshme për “Oprah”, Meghan zbuloi se ata po presin një vajzë, ndërsa njerëzit kanë nisur që tani të vendosin baste për emrin e të voglës.

“Oddschecker”, faqja e basteve, tregon se të shumtë janë personat që mendojnë se bebushja e tyre do të marrë emrin e Princeshës Diana.

Përpos Diana-s, emra të tjerë të mundshëm janë: Allegra, Isabella, Alice dhe Abigail.

Megjithatë, një burim pranë çiftit u shpreh për “New York Post” se nuk ka shumë mundësi që bebushja të quhet Diana.

“Ka shumë të ngjarë që të mos e quajnë vajzën e tyre Diana. Shqetësimi i tyre më i madh është se kjo do ta bënte vajzën një shënjestër më të madhe për mediat dhe do të rriste ndjeshëm interesin e publikut për jetën e fëmijës,” tregoi burimi.

LEXO EDHE:

Back to top button