Kanello mposht Sandersin, unifikon tre brezat

Kanelo Alvarez ka arritur të mposht ish-kampionin e kategorisë së “VBO” të moshave të mesme, Billi Xho Sanders. Me këtë rast Kanello ka fituar brezat e moshave të mesma në kategoritë VBA, VBC dhe VBO. Para kësaj përballje Sanders kishte një rekord prej 30 fitore dhe një humbje me 14 nokautë, ndërsa Kanelo kishte 56 fitore, një barazim dhe dy humbje dhe 38 nokaute.
Momenti vendimtar i sfidës ndodhi në raundin e tetë, kur pas shumë goditjeve të marra, britaniku i tha stafit të tij që nuk mund të sheh, pas së cilës dorëzoi përballjen me Kanellon. Pas meçit, Alvarez u shpreh i kënaqur me fitoren ku tregoi se lufta kishte përfunduar sipas parashikimeve.