Sonte do të mësohet emri i finalistit të parë në Champions

Sonte do të mësojmë finalistin e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, kur në qytetin e Mançesterit, do të zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales në mes Mançester Sitit dhe Paris Sen Zhermenit. Takimi i parë mes dy gjigantëve përfundoi me rezultat 1:2 në të mirë të klubit anglez në “Parkun e Princave”.

 

Andaj, Man. Siti synon vetëm rezultat pozitiv që të kualifikohet në finale, derisa PSZH-ja do mundohet të bëjë përmbysjen dhe të kualifikohet në finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve. Dy skuadrat në konferencë për shtyp ishin optimist se do prekin finalen. Takimi Man. Siti-PSZH, nis në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button