Francezi do të vijojë karrierën te gjigantët turq të Fernerbahçes, pasi ndërpreu kontratën me Al Itihad. Ndërkohë skuadra arabe nuk do të jetë “duarbosh” pasi që do të transferojnë marokanin, Jusuf En Nesiri. Kante, do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me gjigantin turk, Fenerbahçe.
Transferimi, i konsideruar si një shkëmbim i drejtpërdrejtë mes dy lojtarëve, rrezikoi të dështonte pasi Fenerbahce deklaroi të martën se Al-Ittihad nuk kishte futur informacionet përkatëse në sistemin e përputhjes së transferimeve të FIFA-s (Transfer Matching System – TMS) për të finalizuar marrëveshjen.
Megjithatë, më vonë Al-Ittihad njoftoi shitjen e Kantes, përpara se të zyrtarizonte nënshkrimin e En-Nesyrit si zëvendësues të Karim Benzemas, i cili u largua nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë për t’u transferuar te Al-Hilal të hënën.
Mesfushori 34-vjeçar pati një rol kyç në fushatën e suksesshme të Francës në Rusi, ku fitoi Kupën e Botës 2018, dhe shpreson ta përsërisë këtë sukses në turneun e vitit 2026, i cili do të zhvillohet në Amerikën e Veriut verën e ardhshme
Nga ana tjetër, En-Nesyri, 28 vjeç, iu bashkua Fenerbahçes në vitin 2024 nga Sevilja dhe shënoi 38 gola në 79 ndeshje në të gjitha garat.








