Skuadra e Milanit nuk ia doli dot që të sigurojë shërbimet e Matetas, me tratativat që dështuan.
Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli për këtë çështje, në intervistën para ndeshjes ndaj Bolonjës, të cilën kuqezinjët e mbyllen me fitoren e pastër 3-0.
“Marrëveshja me Matetan kishte të bënte me të ardhmen, jo me të tashmen. Ndërsa negocionim, pamë se kishte një shans për ta çuar përpara dhe u përpoqëm ta bënim këtë. Pastaj, gjatë vizitave mjekësore, zbuluam problemin fizik të lojtarit dhe vendosëm të mos vazhdonim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen,” tha mes tjerash Tare.








