Kaos me të dhënat e përfaqësimit, institucionet kompetente me numra të ndryshëm

Kaos me të dhënat e përfaqësimit, institucionet kompetente me numra të ndryshëm

Gazetar: Suad Bajrami

Kaos me numrat e përfaqësimit të komuniteteve në sektorin publik. Ministria e Administratës pas disa muajsh zvarritje ka publikuar raportin nga Regjistri për të Punësuarit në Sektorin Publik për vitin 2024, megjithatë statistikat nuk përputhen me ato të Avokatit të Popullit, i cili është institucion reprezent dhe referencë ndërkombëtare.

Tabela 1

Sipas Avokatit të Popullit përfaqësimi i maqedonasve në sektorin publik është 71%, por sipas Ministrisë së Goran Minçevit, përqindja është për 1.6% më e lartë. Ndërkohë, në numrat e Avokatit të Popullit shqiptarët në vitin e fundit të Balancerit, dalin të përfaqësuar 22,3%, por në ato të Ministrisë rreth 1% më pak, respektivisht 21.39%. Dallimet, mund të shihen edhe te numrat e përfaqësimit të komuniteteve të tjera.

Tabela 2


E njëjta pasqyrohet edhe te përfaqësimi i shqiptarëve nëpër ministri. Numrat që ka publikuar Avokati i Popullit, fare nuk përputhen me ato të Ministrisë së Administratës, madje edhe kur bëhet fjalë për të punësuarit e ministrisë në fjalë. Ministria ka paraqitur 33,33% shqiptarë, ndërsa Avokati i Popullit 3.6% më pak, respektivisht 29.7%. Dallime të mëdha për 11.8% ka te të dhënat për përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Energjetikës, rreth 8 në Ekonomi, 5% në Mbrojtje, 4 në Kulturë, por edhe në institucione të tjera.

Të dhënat e ndryshme nga dy institucione që ndjekin të njëjtin parametër, përkatësisht përfaqësimin e komuniteteve në sektorin publik, paraqesin mundësi për keqinterpretim të statistikave, rrjedhimisht dhe politikave. Sidomos shqetësimi rritet në rrethana kur nuk ka një mekanizëm që garanton parimin kushtetues të përfaqësimit. Pavarësisht këtyre numrave, VLEN ka dalë me statistikë krejt tjetër, madje edhe para Avokatit të Popullit dhe Ministrisë.

“Si arritët t’i zbuloni këto shifra? Është shumë e thjeshtë. Janë 700 institucione të cilat është dashur t’i hulumtojmë një nga një për arsye se s’kemi sistem qendror. Ministria ndoshta mund të dale me raport ndoshta pas 3 apo 4 muajsh, por për nevojat tona interne e kemi hulumtuar këtë punë dhe të dhënat na flasin për 22.8%”. deklaroi Bekim Sali, Zëvendëskryeministër. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button