Kaos në Irak, protestuesit sulmojnë sërish parlamentin

Kaos në Irak, protestuesit sulmojnë sërish parlamentin

Qindra mbështetës të klerikut Muqtada al-Sadr kanë mundur të hyjnë për herë të dytë brenda javës në ambientet e brendshme të parlamentit duke kundërshtuar propozimin për votimin e një qeverie që sipas tyre mbështetet nga Irani.

Forcat e sigurisë në Irak përdorën gaz lotsjellës me qëllim që të shpërndanin protestuesit, por ky veprim është shndërruar në një arenë përplasjesh. Sipas mediave të huaja, në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve janë lënduar disa persona.

Situata e krijuar ka detyruar parlamentin të shtyjë votimin për formimin e qeverisë së re. Nga ana tjetër nuk kanë munguar as thirrjet për të shmangur dhunën. Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi përmes një deklarate për mediat shprehet se ka urdhëruar forcat e sigurisë që të mbrojnë protestuesit dhe ka kërkuar nga ata që të zhvillojnë protesta paqësore.

Tubimet vijnë pas përplasjes së të të mërkurën, kur qindra mbështetës të al-Sadr sulmuan ndërtesën e Parlamentit pasi aleanca Korniza e Koordinimit  nominoi Mohammed al-Sudani për postin e kryeministrit.

LEXO EDHE:

Back to top button