Kaos në Shkup me emrat e rrugëve

Gazetar: Evi Shkopi 

Kjo banore e lagjes Gazi Babë, në Qytetin e Shkupit, nuk mund të aplikojë për dokumente të reja identifikimi pasi në sportelin e Çështjeve Administrative  të MPB-së i kanë thënë se adresa e vjetër i është fshirë, ndërsa vërtetim për adresë të re nuk po merr dot. Duke mos mundur të aplikojë për letërnjoftim të ri, banorja e Gazi Babës që shpalosi shqetësimin e saj për kamerën e Alsat rrezikon të humbasë shumë të drejta, në mesin e të cilave edhe ndihmën sociale.

“Kur shkova ta ndërroj, duhet adrese të re thanë. 00:40 Ata thonë se nuk ekziston ajo adrese më, sepse është adrese e vjetër dhe duan adresë të re. 05:13 Po kam mbetur unë, as në atë anë, as në këtë anë. Më thanë të shkoj tek Komuna e Shkupit. 05:47 Do të kem problem, s’do mundem të nxjerr asnjë dokument”, tha një banore e Gazi Babës

Zanafilla e këtij problemi është në mars të vitit të kaluar. Këshilli i Qytetit të Shkupit, kur me këtë komunë drejtonte Petre Shilegov, miratoi vendimin për ndryshim të emrave të qindra rrugëve. Pas mendimit pozitiv nga Qeveria, Qyteti i Shkupit ka dërguar listën në Regjistrin Qendror që të bëjnë ndryshimin e emrave në Regjistrin e Adresave. Punonjësit e këtij institucioni kanë vërejtur se për 32 emra Qeveria nuk ka dhënë aprovim. Alsat ka siguruar listën e emrave, të cilët nuk kanë marrë dritë jeshile nga Qeveria.

Emrat e Rrugëve që s’kanë marrë miratim nga Qeveria (nuk lexohet)
“ Vojvoda Vasil Çakalarov                           Krste Asenov
Goce Stojçevski Ambarçe                             Sonce
Nikolla Martinovski                                       Vojdan Çernodrinski
Dobri Daskallov                                               Pançe Nedellkovski
Pere Toshev                                                       Lazo Trpovski
Mara Isaja                                                          Alija Avdoviq
Vullnet Starova                                                Adolf Ciborovski
Abdurahman Shala                                        Ljuba Uvanoviq
Cetinska                                                              Lazar Moskov
Kosturska                                                            Ljuboten
Crveni Bregovi                                                   Solunska
Vtora Makedonska Brigada                        Atana Babata
Vojvoda Vasil Axhillarski                             Sremski front
Fushtanska                                                        Ante Popovski
Kosturski Heroi                                                 Stiv Naumov
Pllishtad karposhovo vostanie                  Stiv Naumov

Drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija  Boshkovska Jankovski, thotë se ka kërkuar nga Qyteti i Shkupit që të marrin aprovim nga Qeveria edhe për 32 emrat në fjalë. Ajo thotë se qytetarët që jetojnë në këto 32 rrugë që s’kanë marrë emra të rinj, nuk duhet të kenë problem me sigurimin e dokumenteve pasi sipas saj, në Regjistrin e  Adresave qëndrojnë emrat e vjetër. Për këtë problem ajo thotë se pak javë më parë kanë realizuar takim me përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ne e informuam Qytetin e Shkupit dhe kërkuam që të bëhet plotësim i njoftimit. Për pjesën tjetër të emrave për të cilat kanë aprovim nga Qeveria në kemi kryer ndryshimin nga emri i vjetër në të ri. 03:20 Ndërsa për 30 të tjerët për të cilat s kanë aprovim dhe janë kontestues qëndrojnë emrat e vjetër. 04:25 Dihet saktë cila rrugë, farë emri mban. 05:07 Ne nuk e fshijmë emrin e vjetër”, tha  Marija  Boshkovska Jankovski- drejtore e Regjistrit Qendror

Nga Qyteti i Shkupit nuk ishin të gatshëm të japin detaje rreth situatës së krijuar, duke lënë të hapura dilemat se si planifikojnë të zgjidhin këtë çështje.

“Për më shumë se 10 ditë pritem nga kryetarja Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po person tjetër kompetent në Qytetin e Shkupit, që të prononcohen, të na japin një deklaratë për t’u përgjigjur në pyetjet: sa qytetarë po përballen me këtë problem, … si do të zgjidhet ky problem dhe sa kohë do të duhet për zgjidhjen e të njëjtit  dhe ku është krijuar e gjithë ngatërresa. Pavarësisht këtij harku kohorë patën në dispozicion , nga ky institucion nuk u treguan të gatshëm për bashkëpunim”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi

Alsat mëson se edhe dhjetëra qytetarë të tjerë përballen me të njëjtin problem. Ndryshimi i emrave të rrugëve ka krijuar  një katrahurë të vërtetë administrative. Jo të gjitha institucionet në vend janë të harmonizuara mes tyre. Disa funksionojnë me emrat e vjetër, e disa me emrat e rinj. Kjo bën që qyetarëve shpeshherë të mos u mbërrijnë në adresën e tyre dokumentet, apo thirrjet nga gjykatat. Qytetarët rendin nga një institucion në tjetrin për t’u pajisur me dokumentet e nevojshme. Megjithatë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se deri tani asnjë qytetarë nuk ka paraqitur ankesë zyrtare për mohim të të drejtës për t’u pajisur me dokumente identifikimi.  Se Qyteti i Shkupit nuk ka kërkuar aprovim nga Qeveria për 32 emrat e përmendur më herët e konfirmuan për Alsat edhe nga ekzekutivi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button