Kaos te Golden Stejt, Dremond Grin nokauton kolegun e skuadrës!

Një javë para fillimit të sezonit të ri në NBA, një skandal i madh ndodhi në radhët e kampionatin aktual Golden Stejt Uorriors, pasi që mediat amerikane raportojnë për një përleshje të madhe në mes Dajmond Grinit dhe Xhordan Pull-it.

Kaosi do të ishte edhe më i madhë, në rast se nuk aktivizoheshin e bashkëlojtarët, të cilët kanë ndarë palët “luftarake”. Që të dy basketbollistët janë afruar njëri tjetrit me sharje të ndryshme, ndërsa në një moment, Grin ka nokautuar Pull-in, pas së cilës kanë ndërhyrë të gjithë koleget e tyre.

Drejtuesit e klubit ende nuk kanë dal me qëndrim zyrtar, mirëpo spekullohet se Grin do të jetë ashpër i dënuar, por vetëm në të holla. Dremond Grin, më vonë ka kërkuar falje publike, ndërsa shumica e akuzojnë edhe Xhordan Pull-in, për sjelljen e tij, posaqërisht me faktin kur ka kuptuar se Golden Stejt do t’i ofrojë kontratë të re, sipas së cilës do të përfitonte 10 herë më shumë se 4 mln dollar që i fitoi sezonin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button