Kaosi në Shkup, Kovaçevski akuzon VMRO-në dhe Arsovskën

Kaosi në Shkup, Kovaçevski akuzon VMRO-në dhe Arsovskën

Fajin për kaosin në Shkup dhe moszgjidhjen e problemit më transportuesit privat, kryeministri i vendit e adreson tek VMRO-DPMNE-ja dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Duhet të përsëris se i gjithë ky kaos është për shkak të paaftësisë, biznes interesave dhe mosfunksionimit të VMRO-DPMNE-së dhe Qytetit të Shkupit. Qytetarët duhet ta dinë që VMRO-DPMNE-ja e ka pushtetin në Shkup. Në vend që të punojnë në interes të qytetarëve VMRO-DPMNE dhe Danella Arsovska kanë hyrë në një luftë mes vete. Ju e shihni se asgjë nuk funksionon në Qytetin e Shkupit, sipas kësaj do të duhet t’i marrim kompetencat…atëherë çfarë do të ndodhë me decentralizimin e pushtetit lokal”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kovaçevski madje u shpreh se është i gatshëm të takohet me përfaqësuesit e transportuesve privat, por kur të krijohen kushte dhe jo nën kërcënime.

LEXO EDHE:

Back to top button