Kapet grabitësi nga Gostivari, një ditë pasi vodhi një makinë Audi A3

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshmë sëhtë arrestuar një 31-vjeçar nga Gostivar, i dyshuar për disa vjedhje në rajonin e Pollogut.

“Mbrëmjen e djeshme (20-tetor) rreth orës 23:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin F.I. nga Vrutoku i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ai është autor i disa vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në këtë zonë, përfshirë vjedhjen e raportuar dje ku kishte vjedhur një veturë ,,Audi A3″ me targa të Gostivarit, në pronësi të K.P. (26) nga Gostivari, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar. E cila pak më vënë është gjetur në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, ndërsa në tek personi F.I. janë gjetur më shumë gjësende të të cilat i kishte marrë në automjetin e vjedhur”, theksojnë nga MPB.

 

LEXO EDHE:

Back to top button