Kapiteni i Armenisë anulon kontratën për të shkuar në luftë!

Varrazdat Harojan, qëndërmbrojtësi 28 vjeçar, nuk u transferua te skuadra e AELL-it në Qipro, pasi që u mobilizua në ushtrinë e Armenisë, që lufton me Azarbejxhanin. Menaxheri i tij shpalosi një porosi, me të cilën shpjegon se për shkak të konfliktit mes dy shteteve, futbollisti nuk do të firmos kontratën dhe është ftuar në ushtrinë e Armenisë.

Qendërmbrojtësi me eksperiencë dhe kapiteni i kombëtares së Armenisë, zhvilloi 52 ndeshje dhe shënoi 2 gola, ndërsa ka zhvilluar edhe 54 ndeshje për moshat e reja.

Kjo do të thot se ai nuk do të paraqitet në sfidën e Armenisë ndaj Maqedonisë, nëse situata qetësohet deri në muajin nëntor, kur është caktuar ndeshja mes këtyre kombëtareve në kuadër të Ligës së Kombëve.

LEXO EDHE:

Back to top button