Umit Karan, trajneri i ri (i vjetër) i FC Shkupit

Sipas disa mediave vendore, trajneri turk dhe ish futbollist i kombëtares së Turqisë, Umit Karan, do të ulet në pankinën e skuadrës së FC Shkupit.  Trajneri dhe legjenda e gjallë e futbollit turk, pritet që gjatë ditës së mërkurë të zyrtarizohet nga drejtuesit e skuadrës nga Çairi, si trajner i ri i FC Shkupit.

Para një viti e gjysëm, trajneri Karan u largua nga FC Shkupi dhe tani rikthehet sërisht për të zënë vendin e Muharem Bajramit, i cili ditë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit, pas disfatës nga Struga Trim Lum (0-2). Tifozët dhe një pjesë e drejtuesve të Shkupit, sipas mediave vendore, janë të pakënaqur me ndrrimin e trajnerit Bajrami, i cili drejtoi skuadrën deri te pozita e dytë në tabelë dhe kishte ambicje serioze në garë për titullin kampion të futbollit vendor.

Përpos protestave të paralajmëruara nga grupi i tifozëve “Shvercerët” që dërguan mesazhin se “Çairi nuk është Stamboll”, duket se vendimi i pronarit të klubit është definitive, për ndrrim të Bajramit dhe rikthimin e Umit Karanit.

LEXO EDHE:

Back to top button