Karantina nuk ka qenë e lehtë as për çiftin Lopez-Rodriguez

Karantina nuk paska qenë aspak e lehtë për çiftin e famshëm Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Madje, ajo ka vënë në rrezik marrëdhënien e tyre, duke i çuar drejt ndarjes. Për këtë arsye, ata kanë ndjekur një terapi në çift për ta shpëtuar marrëdhënien.

Kështu ka treguar këngëtarja 51-vjeçare për “Allure”.

“Ne kemi punuar për veten tonë. Bëmë terapi. Mendoj se ishte vërtet e dobishme për ne dhe marrëdhënien tonë”.- u shpreh Lopez.

Duket se terapia ka dhënë efekt dhe ata janë sërish të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Madje, ata i kanë anashkaluar edhe thashethemet për tradhti nga ana e Alex Rodriguez.Rodriguez, po përflitet së fundmi për tradhti ndaj partneres së tij me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show.

Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzuar nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball , e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

E gjitha kjo solli reagimin e Madison-it, e cila shprehet se ata të dy kanë komunikuar përmes celularit, por asnjëherë nuk ka patur kontakt fizik mes tyre.

“Alex asnjëherë nuk e ka takuar atë”, shprehet një person i afërt me sportistin, për “People”.

Nga ana tjetër, në një intervistë për “Page Six”, LeCroy thotë se ka biseduar përmes celularit me Alex-in, në telefonata që ajo i cilëson “të pafajshme”, por kurrë nuk janë takuar dhe kurrë nuk ka patur diçka fizike.

“Është thjesht një i njohur”, shtoi ajo.

Po kështu, sqaroi se Rodriguez në asnjë moment nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me të. Të paktën fizikisht jo! Megjithatë këto lajme s’i kanë prishur punë fare J.Lo-së dhe Alex-it.

Dyshja është parë duke darkuar bashkë dhe s’mundën t’i shpëtonin syrit të paparacëve. Ata dukeshin tepër të qetë dhe komunikimi mes tyre la të kuptohej se lajmet për tradhtinë s’i kishin prishur punë aspak.

LEXO EDHE:

Back to top button