Karim Benzema largohet nga Real Madridi

Karim Benzema largohet nga Real Madridi

Lojtari më i dekoruar i Real Madridit, Karim Benzema, do të largohet nga ky klub pas 14 vjetësh. Sulmuesi francez, 35-vjeçar, i ka fituar 25 trofe përgjatë periudhës sa ka qenë në këtë klub, si dhe i ka shënuar 353 gola, në 647 paraqitje. Kështu, është ai golashënuesi i dytë më i mirë i klubit, pas Cristiano Ronaldos. “Real Madridi dhe kapiteni ynë, Karim Benzema, jemi pajtuar që t’i japim fund kësaj periudhe fantastike dhe të paharrueshme”, është thënë në deklaratën e klubit.

Benzema i është bashkuar këtij klubi, pas një transferimi nga Lioni, në korrik të vitit 2009. Atëbotë, transferimi i tij ka kushtuar 35 milionë euro. Televizioni i Arabisë Saudite, Al Ekhbariya, ka raportuar se Benzema do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin, Al-Ittihad.

LEXO EDHE:

Back to top button