Karim Benzema, më afër çmimit “Topi i Artë”

Sonte do të mësohet emri i futbollistit që do të merr çmimin “Topi i Artë”, për edicionin 2021-22. Ceremoniali i ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Paris, me fillim në orën 21.00.

Padyshim pretendenti kryesor për t`u dekoruar lojtari i vitit është ylli i Real Madridit, Karim Benzema.  Francezi ishte vendimtar në një sezon fantastik për të dhe ‘Mbretërit’. Në 46 takime sa ka zhvilluar gjithsej sezonin 2021-22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha gara.

Sulmuesi francez gjithashtu me Realin ka fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, dy nga trofetë më prestigjioz për klube. Rikujtojmë që mbajtës i këtij çmimi aktualisht është Leo Mesi, i cili njëherëit është rekordmen me 7 tituj.

LEXO EDHE:

Back to top button