Karlo Ançelloti “dorëzohet” para Barcelonës

Karlo Ançeloti doli para mediave në prag të duelit të nesërm kundër Elçes (21:00) në “Bernabéu”. Një ndeshje në të cilën Rodrygo do të luajë me Vinicius, por nuk do të jenë të pranishëm as Kroos dhe as Kurtua.

Si është skuadra pas Kupës së Botës për Klube?
Jemi mirë, me ndjenja të mira. Mezi presim ta shijojmë titullin me tifozët.

Si është Kurtua?
Nuk do të jetë nesër, shpresoj të jetë gati për të shtunën kundër Osasuna. Kthehet Militao, kthehet Lukas… Jashtë grupit kemi edhe Kroos, i cili ka një problem.

Kamavinga do të vazhdojë si anësor?
Po e mendoj. Ai luajti mirë, por duhet të keni parasysh që është një mesfushor shumë i fortë. Tani është rikthyer Alaba, mund të luajë edhe Naço. Në rast urgjence, Kamavinga mund të luajë atje. Nëse jo, do të luajë si mesfushor.

Si e shihni Barcelonën?
Po bën shumë mirë. Ajo është solide, ka një mënyrë të shkëlqyer të luajturi. Ky ka qenë çelësi i saj i suksesit. Unë nuk e krahasoj atë me askënd, është e ndryshme.

Po Hazard?
Të enjten do të kthehet në stërvitje me ekipin, pas inflamacionit të gjurit. Unë i trajtoj të gjithë në të njëjtën mënyrë. Nuk ka trajtim të veçantë për askënd.

Çfarë mesazhi keni për tifozët, që të besojnë ende te titulli, pavarësisht se jeni 11 pikë pas Barçës?
Nuk kam nevojë të jap argumente. Tifozët tanë e dinë profesionalizmin e kësaj skuadre, të këtyre lojtarëve. Ata e dinë që ne do të luftojmë në çdo ndeshje. Nuk jemi në një situatë ‘kritike’.

Ju duhet një “9” për sezonin e ardhshëm…
Epo, që Real Madridi ka nevojë për një ‘9’, ky është një mendim. Ne kemi Benzema, i cili nuk është më i ri, por do të jetë me ne sezonin e ardhshëm. Nuk është koha për të menduar për sezonin e ri, tani jemi në La Liga, Champions./Telesport/

 

LEXO EDHE:

Back to top button