Karlo Ançelloti shtrëngon masat e sigurisë

Trajneri i Evertonit, Karlo Ançeloti, siç raportohet nga “The Sun”, ka vendosur të forcojë masat e sigurisë, pasi që u trondit të premten e kaluar, kur shtëpia e tij u grabit në kohën që ishte brenda vajza e trajnerit të njohur italian. Dy burra me fytyra të mbuluara hynë në shtëpinë e tij dhe u larguan prej aty me mallra të çmuara, me vlerë rreth 2.290,000 stërlina, që gjendeshin në kasafortë.

 

Përveç një pranie të shtuar policie në zonë, një roje private u pa në afërsi të shtëpisë këtë fundjavë. Përveç vjedhjes, trajneri i Everton ishte shumë i frikësuar nga incidenti, për shkak të pranisë në shtëpi të vajzës së tij, në kohën e bastisjes nga hajdutët.

LEXO EDHE:

Back to top button