Zyrtare, Dajot Upamekano firmos me Bajernin

Dajot Upamekano është lojtari më i ri i Bajern Munihut. Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra bavareze në faqen zyrtare të klubit.

 

“Ne jemi të lumtur që kemi mundur të transferojmë Dajot Upamekano tek  Bajern Munihu. Dajot do të jetë një komponent shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë në vitet e ardhshme dhe ne jemi të bindur për këtë”, është shpreh drejtori sportiv Hasan Salihamixhiq, për faqen zyrtare të klubit.

 

Bajerni do të paguajë 42 mln euro në konton e Lajpcigut për mbrojtësin 21 vjeçar, i cili do të firmos kontratën 5 vjeçare. Upamekano vjen në “Alianz Arena”, si zëvëndësim për David Allabën, I cili këtë verë, si futbollist i lirë do të largohet nga Bajerni. Në garë për mbrojtësin francez ishin edhe Liverpulli, Mançester Junajted, Çellsi, Real Madridi dhe Juventusi.

LEXO EDHE:

Back to top button